Sport

Hawks vazhdojnë me befasi, vetëm një fitore larg finales së Konferencës

Atlanta Hawks ka vazhduar me ndeshje të mira dhe befasi në ‘Play-Off’-in e sivjetmë në NBA.

Skuadra bardhekuqe kanë arritur të triumfojnë në ndeshjen e pestë në udhëtim te Philadelphia 76ers me tri pikë diferencë 106:109.

Për Hawks kjo ishte fitorja e tretë në duelin gjysmëfinal të Konferencës së Lindjes, kundrejt dy fitoreve të 76ers.

Ishte një ndeshje e dominuar nga 76ers në dy çerekët e parë, kur i mbyllën ato me 22 pikë epërsi.

Rezultati më i thellë në të mirë të vendasve shkoi në çerekun e tretë prej 26 pikëve, por Hawks bën një rikthim senzacional duke triumfuar në fund.

Hawks vazhdojnë me befasi, vetëm një fitore larg finales së konferencës
Hawks vazhdojnë me befasi, vetëm një fitore larg finales së konferencës » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Trae Young ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 39 pikë, shtatë asistime e një kërcim, derisa Collins shtoi 19 pikë të tjera në këtë fitore të madhe.

Tani Hawks janë vetëm një fitore larg finales së madhe të Konferencës së Lindjës.

ezultatet:

Philadelphia 76ers – Atlanta Hawks 106:109 (2-3).

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button