Sport

Hansi Flick pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë

Hansi Flick, i cili nuk do të jetë më trajner i Bayern Munichut prej qershorit të këtij viti, raportohet se ka arritur marrëveshje me Federatën Gjermane të Futbollit.

Flick pritet ta zëvendësojë Joachim Low në pozitën e trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë pas Kampionatit Evropian që mbahet këtë vit.

Siç po raportohet në Gjermani, Flick do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Gjermaninë, ku do të udhëheqë ekipin në Kupën e Botës 2022 dhe Kampionatin Evropian 2024, që është caktuar të zhvillohet në Gjermani.

Hansi Flick ka qenë asistent i Joachim Low prej vitit 2006 deri në vitin 2014. Ai u bë trajner i Bayern Munichut në vitin 2019. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button