Sport

Gosens paralajmëron largimin nga Atalanta

Mbrojtësi i krahut të majtë, Robin Gosens, ka paralajmëruar largimin nga skuadra e Atalantas në fund të këtij edicioni.

Gosens, i cili po shkëlqen këtë edicion tashmë është në shënjestër të shumë skuadrave të mëdha të Evropës, përfshirë edhe Juventusin.

Mbrojtësi gjerman ka deklaruar se është i gatshëm për një aventurë të re.

Atalanta për ta lënë të lirë Gosensin kërkon të paktën 40 milionë euro.

26-vjeçari këtë sezon ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 34 ndeshje për Atalantan, më të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2022. Ai ka edhe katër paraqitje me Gjermaninë, kurse tek Atalanta u pat transferuar në vitin 2017 nga Heraclesi për një milion euro.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button