Sport

Giroud deklarohet për herë të parë për interesimin e Milanit: Kam adhuruar disa lojtarë të tyre, është një klubi i madh

Olivier Giroud konfirmon që Milani është një klub i madh dhe se adhuronte disa nga lojtarët e tyre, por nuk do të flasë për të ardhmen e tij pas rinovimit të kontratës te Chelsea.

Sulmuesi francez aktualisht po përgatitet për Euro 2020 dhe u pyet për situatën gjatë një konference për shtyp.

“Milani është një klub i madh dhe unë adhuroja disa nga lojtarët e tyre, si Marco van Basten dhe Andriy Shevchenko, por unë nuk do të flas për të ardhmen time tani. Unë thjesht dua të përqendrohem në Euro”, deklaroi Giroud.

Giroud deklarohet për herë të parë për interesimin e milanit: kam adhuruar disa lojtarë të tyre, është një klubi i madh
Giroud deklarohet për herë të parë për interesimin e milanit: kam adhuruar disa lojtarë të tyre, është një klubi i madh » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

“Chelsea aktivizoi vazhdimin e kontratës time në prill dhe e njoftoi atë vetëm më vonë për shkak të rregullave të Ligës Premier”.

Përfaqësuesit e Giroud u thanë gazetarëve italianë se Chelsea ushtroi opsionin për rinovimin e kontratës deri në qershor të viti 2022 kryesisht për të siguruar që ai nuk mund të bashkohej me një klub tjetër të ligës angleze.

Sidoqoftë, Blutë me sa duket kanë premtuar ta lejojnë atë të largohet si një lojtar i lirë për një aventurë jashtë shtetit siç është Milani.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button