Sport

Futbollistët e Spanjës vaksinohen nesër, frikë për performancën e lojtarëve në Euro 2020

Kombëtarja Spanjolle e futbollit, e tronditur së fundmi nga rastet me Koronavirus, do të marrë vaksinën për të krijuar imunitet. Procesi do të kryhet këtë të premte nga autoritet përkatëse, duke nisur nga ora 10:00.

Informacioni u konfirmua për mediet iberike nga Ministria e Mbrojtjes, përgjegjëse për operacionet e vaksinimit, pasi ato do t’i besohen Ushtrisë. Ministrja e shëndetësisë, Carolina Darias, tha në një konferencë për shtyp se vaksina që do të administrohet do të jetë Pfizer, për të cilën janë planifikuar dy doza.

Frika është se efektiviteti i vaksinës nuk zhvillohet në kohë dhe efektet anësore të mundshme ndikojnë në performancën e lojtarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button