Sport

Ekipi olimpik i xhudos do të pritet me ceremoni shtetërore, kjo është agjenda

Të hënën në ora 19:50, ekipi olimpik i xhudos do të zbarkojë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Insajderi.

Ekipi që i solli Kosovës dy medalje të arta olimpike do të pritet me ceremoni shtetërore.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur agjendën për pritjen e kampionëve olimpik.

Agjenda:

Pritja ceremoniale në Aeroport

Itenerari i fluturimit

Aterimi në Aeroportin “Adem Jashari: – 02.08.2021 – 19:50, dalja në terminalin VIP

Konferencë për media

Trajneri Driton Kuka

Trajneri Agron Kuka

Distria Kranisniqi

Nora Gjakova

Akil Gjakova

Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani

Ardhja e Ekipit të Xhudos në sheshin “Nëna Terezë”

Arritja e ekipit të xhudos në sheshin “Nënë Tereza” pritet të jetë rreth orës 21:00.

Qytetarëve do t’u drejtohen:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Trajneri Driton Kuka

Distria Krasniqi dhe

Nora Gjakova.

Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngarje.

Ekipi olimpik i xhudos i siguroi vendin tonë dy medalje të arta nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, derisa shanse të mira për të fituar medalje olimpike kishte edhe Akil Gjakova, por u mposhtë në garë për medaljen e bronztë./AM

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button