Sport

Dy yjet e Anglisë rrezikojnë të humbin Evropianin

Kur ka mbetur vetëm një javë nga starti i Kampionatit Evropian 2020, trajneri i Anglisë, Gary Southagate nuk po gjen dot qetësi, pasi dy dëmtime të tjera ia kanë trazuar mendimet gjatë orëve të fundit.

Bëhet fjalë për kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson, që vijon të ketë një problem në kofshë dhe është e sigurt që nuk do të mund të luajë në sfidën e parë në grup, ndaj Kroacisë në “Wembley”.

Southgate e mori në listën finale prej 26 futbollistësh me shpresën që futbollisti do të rikuperohet për pjesën më të madhe të kompeticionit, por situata nuk është aspak optimiste dhe momentalisht nuk përjashtohet mundësia e zëvendësimit para startit të Europianit.

I njëjti diskutim vlen edhe për mbrojtësin Harry Maguire, që është i dëmtuar prej muajit maj dhe ekzaminimet e fundit kanë nxjerrë në pah edhe probleme të tjera, që mund ta lënë jashtë për disa javë.

Në këto kushte, Southgate dhe kolegët e tij po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për të gjetur emrat me të cilët mund të zëvendësojnë këta dy titullarë para nisjes së Evropianit, në mënyrë që të kenë një grup sa më të kompletuar.

Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë humbi Kampionatin Evropian edhe mbrojtësi i Liverpoolit, Trenk Alexander-Arnold, që pësoi një dëmtim në miqësoren ndaj Austrisë dhe u kthye në shtëpi, për të nisur rikuperimin.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button