Sport

Dubravka, nga hero i Sllovakisë te një gabim trashanik duke shënuar autogolin më qesharak të Euro 2020

Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Sllovakisë me rezultat 1-0 në pjesën e parë me një autogol të portieri Martin Dubravka.

Ishte minuta e 12-të kur Spanja fitoi penallti pas një rrëzimi në zonë të Koke.

Nga pika e bardhë gjuajti Alvaro Morata, por Dubravak priti, duke u kthyer në hero të Sllovakisë.

Por i njëjti ishte protagonist edhe në minutën e 30-të.

Pablo Srabia gjuajti bukur, ku goditi shtyllën, ndërsa topi shkoi lartë, por u kthye sërish drejt portës.

Ishte pikërisht Dubravka që në vend ta largojë në këndore, e futi topin në portën e tij.

Spanja po luan shumë miurë në këtë pjesë lojë duke e dominuar ndeshjen. /Telegrafi

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button