Sport

Cana: Thyerja e izolimit të sportit të Kosovës është bërë përmes KOK-ut

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka prit në takim ish-futbollistin e mirënjohur, kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Lorik Cana. Këtu u tha se thyerja e izolimit të sportit të Kosovës është bërë përmes KOK-ut, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi tha
se kjo vizitë është nder i veçantë për KOK-un.

“Vizita e
tij na jep kuraje dhe për këtë e respektojë nga zemra. Për ne është nder i veçantë”,
u shpreh ai.

Në anën
tjetër, Lorik Cana, ka falënderuar Krasniqin duke e quajtur atë si person të
pasionuar për zhvillimin e sportit në Kosovë.

 “Lidhja dhe historiku jonë dihet në përfaqësimin
tim mbarëkombëtar. Duke lobuar për të drejtat e sportit tonë sidomos të
futbollit. I uroj detyrën e re mikut tim Krasniqit dhe i jap mbështetjen time maksimale.
Është një person i pasionuar i sportit dhe ia dëshmoj dispozicionin për ta
ndihmuar në zhvillimin e sportit dhe strukturave të Komitetit Olimpik”.

Tutje, Cana
ka zbuluar se nuk e ka në plan të angazhohet si trajner në ndonjë ekipi se nuk është
në planet e tij dhe preferon të qëndroj në pozitën e këshilltarit.

Kransiqi i
ka dhuruar Canës një libër të debutimit të Majlinda Kelmendit dhe një orë
sportive. Po ashtu Cana ka nënshkruar një fanellë të re të kombëtares së Kosovës.

I pyetur për
ecurinë e zhvillimeve të futbollit në Kosovë, Cana ka thënë se përkushtimi
rreth përfaqësimit të futbollit ka qenë e jashtëzakonshme.

“Thyerja e
izolimit të sportit të Kosovës është bërë përmes KOK-ut që të jetë e barabartë
kurse sfida e zhvillimit mbetet në nivel të institucioneve. Sfida më e madhe ka
të bëjë me ndryshimin e realiteteve me ndryshime në pedagogë e programe”.

“Për ekipin
e Kosovës kam vetëm lavdërime sepse jetojë jashtë dhe e shoh se çka flitet
atje. Tregon që ka bërë përfaqësim të jashtëzakonshëm sepse dihet  se si një shtet me vetëm 1 milion  banorë ka lojtarë si Zeneli, Berisha. Dëshira
për sukses duhet të jetë gjithmonë, besoj që me kohë dhe eksperiencë të ekipit
do të arrin edhe kualifikime. Presioni nuk është i mirë”, tha ai.

Krasniqi ka
thënë se presin rezultate të mira në Tokyo 2020 pasi kemi garues që kanë tregu
luftë të mira dhe kanë fituar norma olimpike.

“Për të shkuar në Tokyo 2020 ka qenë një sfidë katër vjeçare dhe e dimë se ku do të jenë pak a shumë garuesit tanë”.

Cana: thyerja e izolimit të sportit të kosovës është bërë përmes kok-ut
Cana: thyerja e izolimit të sportit të kosovës është bërë përmes kok-ut » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button