Sport

Blagoja Milevski përzgjedhësi i ri i Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar pasuesin e Igor Angelovksit, pas eliminimit nga Euro 2020.  

Igor Angelovskit është larguar ndërsa në vend të tij është emëruar Blagoja Milevski.

50-vjeçari vjen nga përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët i kualifikoi në Kampionatin Evropianin për U-21.

Blagoja milevski përzgjedhësi i ri i maqedonisë së veriut

Në karrierën e tij Milevski ka drejtuar edhe Vardarin e Shkupit ndërkohë që për pak kohë ka qenë edhe pjesë e klubi izraelit Ashdod.

Presidenti i Fedaratës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Sejdini, ka thënë se e Milevskin ndajnë të njëjtin vizion.

“Vizioni për të ardhmen tonë të futbollit me Blagoja Milevski si trajner i kombëtares maqedonase A është i qartë”.

Blagoja milevski përzgjedhësi i ri i maqedonisë së veriut

“Ai është njeriu që rigjeneroi rrjedhën e gjakut të futbollit maqedonas, krijoi një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh të cilët tashmë kanë luajtur në dy Kampionate Evropiane, të rinj dhe të rritur, dhe ne jemi të bindur se kjo rrugë duhet të vazhdojë”, ka thënë Sejdini.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button