Sport

Benzema flet për largimin e Zidanes dhe ardhjen e Ancelottit

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema pranon se është zhgënjyer me dorëheqjen e Zinedine Zidane, ndërsa ka folur edhe për kthimin e Carlo Ancelottit.

Benzema ishte i bindur se Zidane do të qëndronte, duke deklaruar disa herë publikisht para se trajneri francez të largohej.

“Po, natyrisht, ishte një surprizë për të gjithë, jo vetëm për mua. Ai gjithmonë ka qenë si një vëlla i madh për mua sepse e njoh atë për një kohë të gjatë dhe më ka ndihmuar si brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë fillimisht Benzema për Marca.

“Ishte një vendim i vështirë për të gjithë. Tani kemi një trajner tjetër dhe do të përpiqemi të jemi përsëri të suksesshëm”.

Sulmuesi francez ka folur edhe për kthimin e Ancelottit, i cili vlerësohet pozitivisht nga Benzema dhe lojtarët tjerë.

“Është një lajm i mirë, ne e njohim atë mirë, lojtarët dhe tifozët. Ai është një trajner i shkëlqyeshëm”.

“Më pëlqen filozofia e tij, si e sheh futbollin, si e menaxhon grupin dhe si udhëheq ekipi. Dhe ai dëshiron të fitojë të gjithë titujt”, përfundoi francezi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button