Sport

Beckham: Të jem i sinqertë, s’e kam të vështirë transferimin e Messit dhe Ronaldos në Miami

David Beckham këmbëngul se transferimi i yjeve si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në klubin e tij Inter Miami nuk do të ishte punë edhe aq e vështirë.

Pronari i Inter Miamit, David Beckham ka refuzuar ta hedhë poshtë mundësinë e transferimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në MLS.

Synimi i ish-yllit të Manchester United dhe Real Madrid që prej se e formoi klubin amerikan ka qenë t’i sjellë yjet e Barcelonës Messi dhe Juventusit Ronaldo në MLS në perëndim të karrierës së tyre.

“Kur e themeluam Miamin, e dinim se do të përflitej se kë do ta transferonim ne, qoftë ai Ronaldo, Messi apo Neymar”, tha Beckham për ESPN.

“Gjithmonë do të flitet për këtë. Në fakt, unë mendoj se nuk do të ishte e vështirë për këta lojtarë që të vendosnin, të jem i sinqertë, sepse është vend madhështor”, shtoi ai.

“Miami është qytet që e ka një magnet që i tërheq yjet e mëdha që luajnë në Evropë”, nënvizoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button