Sport

Batatina ia uron fitoren arbitrit, jo Ballkanit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se arbitri Besfort Kasumi ia dhuroi fitoren Ballkanit në ndeshjen kundër ekipit të tij.

Llapi u mposht në Suharekë 1:0 nga Ballkani derisa Batatina pas ndeshjes ka insistuar se skuadrën e tij e mposhtën arbitrat.

“Te Llapi ka shkuar gjithçka mirë, e kemi ditur se do të jetë në ndeshje e fortë. Kanë kërkuar të luajnë futboll, dhe kemi luajtur furtboll. Nuk na mposhti Ballkani por na mposhtën arbitrat.

E vetmja mundësi ishte që të na largonin Januzin nga ndeshja për të na mposhtur.

Nuk u akordua as penalltia në favorin tonë. Mendoj se arbitri ka ndikuar në rezultat dhe ia ka dhuruar direkt pikët Ballkanit. Gjithçka ka qenë kundër Llapit dhe kjo është e papranueshme. Kjo nuk është në dobi por në dëm të futbollit”, ka thënë Batatina. “Besfortit urime tri pikët që ja dhuroi Ballkanit”.

Llapi këtë ndeshje e përfundoi pa dy lojtarë, sulmuesin Ahmed Januzi e qendërmbrojtësin Elvis Prençi që u përjashtuan me karton të kuq.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button