Sport

Barça mund ta marrë primatin në La Liga sonte

Gjiganti katalunas e viziton Levanten, ndaj së cilës i nevojiten gjithsesi të tria pikët. Më pas, Leo Messi me shokë do të shpresojnë në një gabim eventual të rivalëve për titull, Atletico dhe Real Madrid

Barcelona do të zbresë në fushë sonte për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së 36-të të La Ligas.

Gjiganti katalunas e viziton Levanten, në njërën prej përballjeve më të rëndësishme të sezonit, shkruan Gazeta Express.

Aktualisht, Barça gjendet në vendin e tretë, me dy pikë më pak se kryesuesi Atletico Madrid.

Me një fitore eventuale sonte, Leo Messi me shokë do ta merrnin përkohësisht primatin në kampionatin spanjoll.

Më pas, do të prisnin dhe shpresonin në ndonjë gabim të rivalëve direkt për titull, Atletico dhe Real Madrid.

“Los Colchoneros” e presin Real Sociedadin të mërkurën e “Los Blancos Granadan të enjten.

E Levante nga ana e saj luan pa presin pasi nuk rrezikon të bie nga liga.

Ndeshja ndërmjet Levantes dhe Barcelonës do të fillojë në orën 22:00. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button