Sport

Argëtimi brenda ekipit të Italisë: Insigne i përgatit një shaka Immobiles

Lorenzo Insigne ia ka përgatitur shakanë e radhës bashkëlojtarit të tij te Italia, Ciro Immobile.

Azzurrët bënë paraqitje fantastike në fazën grupore të ‘Euro 2020’ duke i fituar të tria ndeshjet, ndërsa të shtunën mbrëma zhvillojnë sfidën e 1/8 së finales kundër Austrisë në Wembley.

Disponimi brenda ekipit të Italisë është i lartë, ndërsa lojtarët ndajnë kohë edhe për t’u argëtuar me njëri-tjetrin.

Kapiteni i Napolit i ka përgatitur një shaka sulmuesit të Lazios duke e pritur te dera e dhomës së hotelit.

Në videon që e ka shpërndarë në Instagram, vërehet reagimi i Immobiles në momentin kur Insigne e frikëson.

Insigne, Immobile dhe mesfushori i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti, janë miq prej kohësh, pasi kanë luajtur së bashku në Serie B te Pescara.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button