Sport

Arbnor Muja, lojtar i Dritës

Drita ka zytarizuar në ambientet e klubit në prani të presidentit, Valon Murseli, sulmuesin anësor Arbnor Muja.

Muja ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Dritën dhe do të jetë në klub deri më qershor 2024.

“Muja vjen nga ekipi Trepça 89 ku vitet e fundit me paraqitjet e tij ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit mitrovicas”.

“Klubi jonë e falënderon presidentin e KF Trepça ’89. z. Abedin Zeka për lejimin e lojtarit që të zhvillojë fazën përgatitore me ne, në mënyre që Arbnori të jetë i gatshëm të na ndihmojë në ndeshjet e Evropës!”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Drita ka qenë aktive në këtë afat kalimtar, ku ka larguar disa lojtarë, por edhe ka afruar të tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button