Sport

Agjenti nuk e përjashton largimin e Wernerit nga Chelsea

Timo Werner nuk e kishte edicionin më të mirë në karrierë, derisa natyrisht se ka ndikuar edhe ndryshimi në ambient.

Sezoni i tij i parë te Chelsea ishte i frytshëm për nga trofetë, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, mirëpo jo edhe në statistika.

Werner nuk arriti t’i finalizonte aksionet me dhjetëra herë, derisa agjenti i tij nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij nga Stamford Bridge.

“Julian e ka lënë Timon të luajë në pozicione të ndryshme te Leipzig. Pak si Thomas Muller te Bayerni. Julian dhe Timo e kanë vlerësuar njëri tjetrin”, ka thënë agjenti Karlheinz Forsterbe.

“Natyrisht, nuk e di se çfarë do të ndodhë në tre apo katër vitet e ardhshme. Futbolli po lëvizë shpejtë”.

“Do të shikojmë opsionin më të mirë për ne dhe më pas do të ulemi të bisedojmë”, ka shtuar më tej ai.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button