Rreth Nesh

Shkurtimisht – Portali shqip nga OJQ “ARENA” . Menaxhohet nga studentët e gazetarisë: Arian Agushi ( Gold AG ) – Edon Gërbani – Fatime Jakupi – Gentiana Toska – Alketa Brahimi,etj

Arena Mediale është krijuar në kuadër të organizatës jo-qeveritare – ARENA Ardhmëria Rinore Europiane në Aktivizëm, e cila është themeluar më 05.02.2018, në Gjakovë me misionin dhe qëllimin e saj:

Misioni i organizatës është: Të kontribojë në avancimin ngritjen e vetëdijes qytetare përmes tri fushave: Media, Rini dhe Teknologji.

Qëllimi i OJQ-së është:
Promovimit të qytetarisë aktive dhe pjesëmarrëse në proceset shoqërore, avancimit të pozitës së rinisë, gruas dhe komuniteve në proceset vendimmarrëse. Ofrimin e trajnimeve falas per teknologji informative, organizimin e treyzave dhe takimeve lidhur me avancimin e rinise, gruas dhe komuniteve në proceset vendimmarrëse. Të publikojë broshurat dhe revista në lidhje me teknologjinë e informacionit. Hulumtime në fushën e medias dhe komunikimit. Bashkëpunim me shoqata, institucione lokale dhe qendrore.

Disa nga aktivitetet tona

Organizata jonë fokusin kryesor gjithmonë e kishte dhe do ta ketë median:

  • Fillimisht organizata jonë kishte filluar me kontribut vullnetar në media në kuadër të kanalit në YouTube ku vazhdimisht ishte në dhënie të informatave dhe në promovime të fushatave e kampanjave. Shih kanalin: https://www.youtube.com/channel/UCphMSFxqAgsJ2JnS7oNqwYA/
  • ARENA, arritur me kontributin e saj medial të kompletojë klipin “Regjistroni fëmijët në shkollë – Spot – GKK” për fushatë regjistrimi të fëmijëve në klasë të parë, dhe po i njejti klip është transmetuar në media lokale dhe qëndrore, në qershor të 2018. Ky klip është pjesë e kampanjës për regjistrim në parafillor dhe klasën e parë. Kampanjë e cila u realizua nga “Grupi Këshillues në Komunitet – Gjakovë” e cila u mbështet nga komuna e Gjakovës si dhe nga projekti “EU-SIMRAES 2” e cila financohet nga Bashkimi Europian – zyra në Kosovë.
  • Më pas në kuadër të një aktiviteti që është organizuar nga ZKKK – Gjakovë, në kuadër të manifestimit të 70 vjetorit të deklaratës universale për të drejtat e njeriut të kombeve të bashkuara, ka kompletuar spotin “Video klipi për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në dhjetor të 2019.
  • Gjatë pandemisë gjatë periudhës së karantinimit në mars-prill 2020 vullnetarisht organizata jonë ka realizuar video dhe animacione vetëdijësuese për mbrojtjen nga COVID19 në bashkëpunim me produksionin.
  • Në Qershor 2020 ka realizuar spotin “KAMPANJA PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE NË KLASË TË PARË DHE NË PARAFILLORË”. Spoti u realizua vullnetarisht nga stafi i organizatës sonë joqeveritare – “ARENA”- ARDHMËRIA RINORE EUROPIANE NË AKTIVIZËM dhe ARENA MEDIA PRODUCTION, ndërsa aktivitetet tjera në kuadër të kësaj fushate u realizuan dhe u mbështetën nga: • ZKKK- GJAKOVË • Fondacioni për shoqëri të hapur KFOS.
  • Ndërsa mbështetur nga YMCA produksioni ynë ka realizuar video spote vetëdijësuese për arsim dhe për rëndësinë e maskës dy videoklipet:
  • Ne mundemi se bashku – Spot
  • Ku po shkon pa maske – Spot

Ndërsa që nga Marsi i këtij viti (2021) organizata ka filluar të fuqizojë edhe portalin e saj ArenaMediale.TV ku në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv – Gazetarisë, kanë filluar punën vullnetarisht që të japin njoftimet mbi të rejat e fundit nga vendi, rajoni dhe bota, si dhe pa munguar edhe këshilla të ndryshme shëndetësore dhe njoftime mbi thirrjet për aplikime si për punësim apo edhe për grante-donacione.

Arena Mediale aktualisht është portal në gjuhën shqipe i vetmi i cili tërësisht menaxhohet nga studentët e komunikimit masiv- gazetarisë. Arena Mediale brenda vetes ka disa redaksi, secila redaksi ka redaktorin e vet,  dhe nga 1 deri në 4 gazetarë.

Studentët nga të cilët menaxhohet portali janë:

  1. Arian Agushi (GOLD AG)
  2. Edon Gërbani
  3. Fatime Jakupi
  4. Gentianaa Toska
  5. Alketa Brahimi
  6. Fatjona M. Pelaj
  7. Ardita Mehmeti
  8. Armand Hoti
  9. Vesa Decani
  10. Shyhrete Maloku
  11. Leonard Azemi
  12. Arbenita Zogaj
  13. Nafije Bilali
  14. Drilona Uruqi
  15. Saranda Bahtiri
  16. Bleonë Gërbeshi
  17. Drenusha Morina
  18. Erza Nila
  19. Gentrita Xhemajli
  20. Albina Haxha
  21. Alma Vllasa
Rreth nesh
Rreth nesh » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv


ARENA
Ardhmëria Rinore Europiane në Aktivizëm
Numri i regjistrit
5117042-3
Numri Fiskal
601911797
Numri i telefonit
+38349660050 (Mob)
Email
arenamediale@gmail.com
Data e regjistrimit
05/02/2018

Back to top button