Life StyleShëndetësi

Rënia në peshë . Dieta për dobësim pa u lodhur shumë

Këshilla e Beyonce – Si të humbni peshë pa u lodhur shumë-Tre këshilla të dobishme

Është shumë e vështirë për disa të humbin peshë. Shumë njerëz dekurajohen kur dieta dhe ushtrimet e tyre nuk japin rezultat. Por një nutricionist ka zbuluar një mënyrë që të I largoni ato kile të tepërta pa u lodhur shumë.

Këto tre  këshilla nga Rick Hay, të botuara në revistën mjekësore Healthista, përfshijnë:

Ndaloni dëshirat me krom

Dëshirat janë armiku i suksesit kur vjen puna tek humbja e peshës. Ne shpesh mund të jemi duke ngrënë një dietë të shëndetshme apo edhe duke ushtruar, kur pa pritmas iu vjen një dëshirë për të ngrënë ëmbëlsira.

Dëshirat jo vetëm që nuk iu ndihmojnë të humbni në peshë por gjithashtu ndikjonë mentalisht. Kur dorëzohemi para dëshirave ne mendojmë veten sit ë dobët, dhe pastaj marrim edhe më shumë ëmbëlsira. Por si të mos tundoheni nga këto dëshira?

Përgjigja është tek kromi.

Kromi përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak duke krijuar reaksion ndaj receptorëve të insulinës. Insulina është hormoni që trupi përdor për të procesuar glukozën. Glukoza e tepërt e cila nuk procesohet në mënyrë të duhur bëhet yndyrë dhe në këtë mënyrë I shton ca centimetra belit të juaj.

Edhe pse kromi gjindet në suplemente dietare, dhe shumë ushqime që mbajnë krom mineral. Mishi, drithërat, frutat dhe perimet janë burime të mira të kromit.

Hulumtimet kanë gjetur se kromi ndikon të ulen nivelet e urisë dhe dëshira për të ngrënë vazhdimisht.

Mos ngrënia e kohë pas kohëshme

Një formë agjërimi. I njohursi sistemi 5:2, është një plani I mirë I humbjes në peshë.

Kjo strategji përdoret nga shumë të famshëm sikur Byonce, Liv Tyler, Hugh Jackman e të tjerë. Abstenimi nga ushqimi është I thjeshtë andaj është kaq popullor. Nuk ka pengesa të mëdha, përveq faktit se që nuk do të hani për 14-16 orë. Por iu premtojmë se kjo nuk është aq shokuese sa që duket.

Por nëse I lidhni kohët që flini me kohën që abstenoni nga ushqimi atëherë do të jetë shumë e lehtë për ju.

Për shembull, të themi që keni përfunduar ushqimin në orën tetë të mëngjesit. Pastaj nuk do të hani deri në orën 22. Në këtë mënyrë kei abstenuar nga ushqimi për 14 orë, urime ia keni dalur.

Sa më shumë që të agjëroni dhe sa më e shkurtër koha që hani ushqim, atëherë edhe trupi juaj do ketë kohë të pushoj më shumë. Shkenca e vërteton se kjo është mënyrë më e mirë për të humbur në peshë.

Logjika është kjo. Pasi keni përfunduar një vakt të të ngrënit, trupi juaj do të procesojë atë ushqim deri pesë orë më pas. Por nëse jeni duke abstenuar nga suhqimi atëherë trupi juaj do konsumoj rezervat e yndyrës dhe në këtë mënyrë do humbi në peshë.

Shtoni limon në dietën e juaj

Triku I fundit që mund ta provoni është limoni. Limoni përmban polifenol që ndihmon të reduktojë sheqerin në gjak tek diabetikët. Dhe normalisht duke ulur sheqerin në gjak atëherë do kemi më pak apetit.

Duke rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, limoni mund të përmirësojë edhe disponimin e juaj.

Rezultatet e studimeve tregojnë që limoni ulë edhe nivelet tona të glukozës. Prandaj përfshirja e glukozës në dietën e juaj do reduktojë mundësinë e ndonjë sëmundje të lidhur me diabetin si dhe sulmet kardiovaskulare.

Limoni gjithashtu ndihmon në në forcimin e imunitetit, si dhe është I mirë për sistemin kardiovaskular.

Related Articles

Back to top button