FashionLife Style

Naomi Campbell ndan foto të rralla të vajzës të veshur me Versace

Supermodelja, 51 vjeç, zbuloi në maj se ajo mirëpriti fëmijën e saj të parë, një vajzë . Pra, natyrshëm, vajza e ikonës do të vishte vetëm modelet më të mira.

Të enjten, Campbell postoi një foto të rrallë të vogëlushes së saj, e veshur me Versace.

“Të dua Gianni Versace”, mbishkroi ajo imazhin, duke shtuar emoji pëllumbi dhe zemre, duke iu referuar stilistit që ishte ndër miqtë e saj më të ngushtë.

Ajo gjithashtu postoi një video të saj me të ndjerin Versace për të shënuar 24 vjetorin e vrasjes së tij. “Më mungon Gianni Versace, intuita dhe veprimet e tua. Etika jote e punës për tu admiruar dhe përqafimi yt autentik i bujarisë dhe zemra e bukur”, shkroi Campbell.

View this post on Instagram

A post shared by Naomi Campbell (@naomi)


Ajo njoftoi mbërritjen e vajzës së saj me një foto në Instagram ku ajo mbante këmbët e të porsalindurës.

Naomi Campbell bëhet nënë për herë të parë në moshën 50 vjeçare
Naomi Campbell bëhet nënë për herë të parë në moshën 50 vjeçare

“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur mua për të qenë nëna e saj. E privilegjuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që tash e ndaj me ty, engjëlli im”, mbishkroi ajo postimin.

Nëna e re ende nuk ka njoftuar emrin e vajzës së saj dhe është e paqartë se kush është babai dhe nëse Campbell lindi, punësoi një nënë surrogate apo adoptoi fëmijën. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button