Pjata të para

Si të gatuajmë krem bizele

Krem bizele është një pjatë e parë shumë e shijshme dhe shije delikate. Kjo supë krem bizele mund të përgatitet edhe me bizele të ngrira, por gjithmonë ju këshillojmë të përdorni perimet e stinës.

Krem bizele

Prep Time15 mins
Cook Time20 mins
Total Time35 mins
Course: Soup
Cuisine: Mediterranean
Keyword: supe
Sasia: 2 persona
Kalori: 210kcal

Përbërësit

  • 250 gr bizele
  • 1 qepë e thatë
  • 1 qepë e njomë
  • 1 kokërr patate
  • majdanoz
  • kopër
  • kripë
  • 20 gr gjalpë
  • lëng perimesh
  • vaj ulliri
  • fara susami
  • 1 fetë bukë

Përgatitja

  • Përgatitja e krem bizele është shume e thjeshtë. Lajmë e pastrojmë perimet, qepët dhe patatet i presim në kubik. Qepët i kaurdisim pak sa të zbuten në një enë me vaj ulliri dhe pak gjalpë.
  • Më pas shtojmë bizelet, patatet, kripën dhe 600 ml lëng perimesh. Perimet i lemë të ziejnë për gati 20 minuta.
  • Pasi perimet kanë zier shtojmë erëzat. Perimet i heqim nga zjarri dhe i kthejmë në krem me një mikser dore. Duhet ti grijmë sa të bëhet një masë kremoze.
  • Krem bizele është gati, e shërbejmë të ngrohtë. Sipër mund të shtojmë fara susami dhe disa copëza buke të thekur.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button