Pjata të para

Bollgur me perime

Bollgur me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta dhe bio.

Bollgur me perime

Prep Time15 mins
Cook Time20 mins
Total Time35 mins
Course: Main Course
Cuisine: Asian
Keyword: perime
Sasia: 4 persona
Kalori: 180kcal

Përbërësit

  • 100 gr bollgur
  • 160 ml ujë
  • 1 kokërr qepë
  • 1 kokërr domate
  • 1 lugë gjellë salcë domate
  • 1 specë jeshil
  • 1 specë të kuq
  • 1 thelb hudhër
  • vaj ulliri
  • gjalpë
  • Kripë
  • majdanoz

Përgatitja

  • Në fillim pastrojmë e lajmë qepën, e presim hollë dhe e kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Më pas hedhim specat, hudhrën dhe më pas domatet e prera në kubik të vegjël. Rregullojmë kripën. Kur këto të kenë marrë një kaurdisje të lehtë hedhim salcën dhe gjalpin, shtojmë bollgurin dhe ujin e nxehtë.
  • Bollgur me perime e trazojmë dhe e lemë sa të shterojë ujin, por duke e trazuar herë pas here. Zjarri duhet të jetë në minimum. Në këtë mënyrë bollguri nuk ngjitet.
  • Bollgur me perime është gati, kur e shërbejmë i hedhim majdanoz të prerë hollë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button