Pjata Speciale

Si të gatuajmë Lakror Misri me Presh

Një recetë e shëndetshme me aromë delikate, e butë dhe e shijshme. Receta për lakror misri me presh përgatitet në pak minuta dhe me pak përbërës.

Lakror misri me presh

Prep Time20 mins
Cook Time20 mins
Total Time40 mins
Course: Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

Për brumin

  • 500 gr miell misri
  • 400 ml kos
  • 2 kokrra vezë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 5 gr kripë

Për mbushjen

  • 1 kg presh
  • 10 ml vaj ulliri
  • 10 gr kripë
  • 5 gr piper
  • pak mendrës

Përgatitja

Hapi i parë përgatitim mbushjen

  • Për të përgatitur këtë recetë të shëndetshme lakror misri me presh, lajmë preshin dhe e presim hollë. Në një enë hedhim vaj ulliri dhe me pas bashkojmë preshin. Hedhim kripën dhe kaurdisim preshin në zjarr të avashëm. Pasi bëhet preshi i shtojmë erëzat.

Hapi i dytë përgatitim brumin

  • Në një enë hedhim vezët, kosin, vajin, pak kripë dhe i përziejmë duke shtuar edhe miellin e misrit. Pasi brumi është bërë një masë e plotë hedhim gjysmën e tij në një tavë të lyer me vaj.
    Si të gatuajmë lakror misri me presh
  • Sipër shtojmë mbushjen duke e hapur me lugë në të gjithë sipërfaqen e brumit. Mbushjen e mbulojmë me pjesën tjetër të brumit.
  • Lakror misri me presh e pjekim në furrë të nxehur në temperaturën 200 °C për 20 minuta. Lakrorin mund ta shoqërojmë me një gotë kos të bardhë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button