Pjata Speciale

Bukë integrale e shëndetshme e përgatitur në shtëpi

Bukë integrale e përgatitur në shtëpi është shumë e shijshme sidomos aroma e saj kur e nxjerrim nga furra. Për përgatitjen e bukës në shtëpi duhet pak kohë e gjatë që brumi të pushojë por procesi është shumë i thjeshtë. Për ngjeshjen e brumit mund të përdorni edhe një makineri por duhet të bëni kujdes kohët e ardhjes së brumit.

Bukë integrale

Prep Time30 mins
Cook Time40 mins
Resting1 hr 20 mins
Total Time2 hrs 30 mins
Course: Bread
Cuisine: Global
Keyword: buke
Sasia: 6 persona
Kalori: 250kcal

Përbërësit

  • 180 gr miell integral
  • 215 gr miell 00
  • 285 ml ujë
  • 15 gr mjaltë
  • 10 gr maja buke e thatë
  • 9 gr kripë

Përgatitja

Hapi i parë

  • Zakonisht brumin për buke integrale e përgatisim kohë më parë. Si fillim hedhim ujin e vakët në një enë dhe tretim majanë e bukës, duke shtuar edhe mjaltin. Pasi ka shkrirë komplet maja e bukës hedhim dy llojet e miellit që i kemi bashkuar. Hedhim miellin pjesë pjesë në ujë duke i përzier me anë të një luge ose në makineri buke.
  • Pasi kemi hedhur më shumë se gjysmën e miellit dhe e kemi trazuar brumin për 5-6 minuta, hedhim kripën. Vazhdojmë të hedhim të gjithë miellin duke e trazuar mirë në enë, për gati 10-12 minuta.
  • Spërkatim tavolinën e punës me miell transferojmë brumin që përgatitëm në enë. E punojmë lehtë me dorë për 5 minuta.
  • Më pas vendosim brumin në një enë të lyer me vaj, e mbulojmë dhe e vendosim në furrë të ngrohur 20-25 gradë për 45-60 minuta ose derisa të dyfishohet vëllimi i brumit.

Hapi i dytë

  • Pasi brumi për bukë integrale është fryrë, e kthejmë brumin në tavolinën e punës të spërkatur me pak miell. E hapim rrethore i bëjmë 4 palosje dhe e vendosim përsëri në enën e mbuluar. E vendosim enën përsëri në furrën e fikur për 15 minuta.

Hapi i tretë

  • E kthejmë përsëri brumin në tavolinën e punës, i lyejmë duart me miell dhe i japim bukës formën që duam. I bëjmë një prerje të lehtë kryq ose katror. Nëse e duam me fara susami e spërkatim me ujë që të qëndrojnë farat.
  • E vendosim brumin për bukë integrale në tavën e pjekjes të cilën e kemi lyer me pak vaj ulliri dhe e lemë që të vijë brumi për 45-60 minuta.

Pjekja e bukës integrale

  • Bukën e pjekim 12 minuta në furrë të para ngrohur 250° dhe 20 minuta 220°. Bukën e lemë në furrë dhe 30 minuta pas fikjes së sobës. Nëse bukën e duam kërce sipër në furrë vendosim një enë me ujë të ngrohtë gjatë pjekjes.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button