Pjata Kryesore

Shishqebap me mish pule dhe kungull

Shishqebap me mish pule mund të përdoret fare mire si një pjatë e dytë apo si meze. Mishi i pulës alternohet nga perimet dhe kemi një ndërthurje shijesh. Këto shishqebap pule mund ti pjekim në furrë po ashtu edhe në skarë.

Shishqebap me mish pule dhe kungull

Prep Time15 mins
Cook Time30 mins
Total Time45 mins
Course: Main Course
Cuisine: Global
Keyword: mish
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 600 gr filetë pule
  • 4 kunguj
  • 3 speca të kuq
  • 3 degëza rozmarine
  • pak kripë
  • pak piper
  • vaj ulliri
  • disa shkopinj shishqebap

Përgatitja

  • Përgatitja e shishqebap me mish pule është shumë e thjeshtë. Lajmë mishin e pulës dhe presim në kubik. Më pas e marinojmë pak me vaj e piper.
  • Pastrojmë e lajmë perimet i presim dhe i vendosim në enë të veçanta duke i marinuar pak me vaj e piper.
  • Marrim shkopinjtë e shishqebapit dhe i futim të gjithë përbërësit në shkop. Përbërësit i alternojmë duke i vendosur me radhë; mish pule, kunguj, speca e me radhë.
    Shishqebap me mish pule dhe kungull
  • Vazhdojmë kështu sa të mbarojnë të gjithë përbërësit. I spërkasim sipër më pak kripë.
  • Shkopinjtë me shishqebap me mish pule të mbushur i vendosim në një tavë dhe i pjekim në furrë të nxehur në 200° për 30 minuta ose sipas dëshirës në skarë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button