Pjata Kryesore

Pule e pjekur në mënyrë të përkryer

Pula e pjekur në këtë mënyrë ruan të gjitha vlerat dhe shijet. Përgatitje e kësaj recete është e shpejtë por duhet të sigurohemi të kemi një pulë jo shumë të dhjamosur dhe të madhe.

Pule e pjekur

Prep Time20 mins
Cook Time40 mins
Total Time1 hr
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: mish
Sasia: 4 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 1 kg pulë
  • 70 gr gjalpë
  • 4-5 degëza trumzë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 dega rozmarinë
  • 1 kokërr limon
  • 15 gr kripë e trashë
  • piper

Përgatitja

  • Pastrojmë e lajmë pulën dhe e fshijmë nga uji. Pula duhet të jetë në temperaturë ambienti, dhe do të ishte mirë ti bënim disa masazhe mishit në sipërfaqe.
  • Hapim pulën nga brenda e kriposim pak dhe e lyejmë gjithandej me gjalpë. Tashmë me gjalpin masazhojmë gjithë pjesët e pulës.
  • Erëzat i grijmë dhe një pjesë e hedhim në brendësi të pulës se bashku me disa thelpinj hudhër. Nëse do i hedhim sipër, ato do të digjen dhe do të japin shije të hidhur. Lidhim nga këmbët me një fill kuzhine.
  • Pulën e vendosim në tavë ku kemi hedhur pak gjalpë. Sipër e mbulojmë me një letër alumini. Tavën e futim në furrë të nxehur në 200°C për 20 minuta. Më pas heqim letrën dhe vazhdojmë ta pjekim për 20 minuta të tjera. Pula është e pjekur perfekt.
  • Yndyrën e krijuar e marrim dhe e bashkojmë me erëzat e ngelura duke e kaluar pak në zjarre dhe pasi të kemi prerë pulën ja hedhim sipër.
  • Pule e pjekur është gati, mund ta shoqëroni me patate në furrë, pure patate apo sallatë sipas dëshirës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button