Pjata Kryesore

Patëllxhan turshi në vaj – zahire dimri

Patëllxhan turshi ruajtur në vaj, në këtë mënyrë mund të ruajnë shijen dhe kthehen në zahire dimri plot vlera.

Patëllxhan turshi në vaj

Prep Time20 mins
Resting1 d
Total Time1 d 20 mins
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare, perime
Sasia: 2 vazo
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 3 kg patëllxhan
  • 2 kg uthull
  • 100 gr kripë e trashë
  • 5 thelpinj hudhre
  • 40 gr rigon
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Patëllxhanëve u presim bishtat dhe i lajmë. Më pas i fshijmë me një pecetë dhe i presim në formë rrethore 0,5 mm. Nëse patëllxhanët janë të mëdhenj mund tua qërojmë lëkurën ose ta heqim në mënyrë të alternuar.
  • Në një enë qelqi hedhim uthullën, kripën dhe i trazojmë. Pasi tretet kripa shtojmë patëllxhanët, të cilët duhet të mbulohen nga uthulla. Sipër vendosim një pjatë si kundërpeshë, që patëllxhanët të rrinë nën uthull.
    Patëllxhan turshi në vaj – zahire dimri
  • Patëllxhanët do të rrinë nën uthull për 24 orë. Gjatë kësaj kohe patëllxhanët i trazojmë disa herë.
  • Pas 24 orë patëllxhanët kullohen, vendosen në një pecetë pambuku dhe shtrydhen fortë derisa të largohet uthulla.
    Patëllxhan turshi në vaj – zahire dimri
  • Tashmë, patëllxhanët e tharë, vendosen në një enë qelqi, ku shtojmë hudhrat e prera hollë, rigon, vaj ulliri dhe i trazojmë. Më pas i patëllxhanët i vendosim në vazo të sterilizuara, duke i ngjeshur fort me dorë. Sipër hedhim vaj ulliri. Vazot i lemë të hapura për gati 1 orë që vaj të shpërndahet në të gjithë vazon.
  • Pas 1 orë i shtojmë akoma vaj nëse është nevoja. Vazot i mbyllim fort me kapak dhe i ruajmë në vend të freskët.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button