Ëmbëlsira

Xhelatinë me lëng shege

Xhelatinë e përgatitur me lëng shege. Shegët kanë në përmbajtje substanca unike që janë përgjegjëse për shumë benefite shëndetësore në organizëm. Prandaj është e këshillueshme të përdoren në smoothie ose receta të ndryshme.

Xhelatinë me lëng shege

Prep Time20 mins
Cook Time5 mins
Total Time25 mins
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 150kcal

Përbërësit

  • 400 ml lëng shege
  • 100 ml qumësht
  • 50 gr niseshte
  • 50 gr miell
  • 200 gr sheqer

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë xhelatinë me lëng shege qërojmë shegët i bëjmë kokrra. Kokrrat i bëjmë lëng me anë të grirësi elektrik. Është e rëndësishme që të ndajmë bërsitë nga lëngu.
  • Të gjithë përbërësit i hedhim në një enë dhe i trazojmë mirë me rrahësen e vezëve. Enën e vendosim në zjarr të ngadalshëm. Masën e trazojmë gjithë kohën që ajo të mos ngjitet në fund të enës.
  • Xhelatinë me lëng shege e lemë në zjarr 5-6 minuta pasi të marri valë. Kremin e hedhim në tase të vegjël ose pjatë sipas dëshirës.
  • Pasi xhelatina ftohet shtojmë sipër disa kokrra shegë dhe e shijojmë.

Leave a Reply

Back to top button