Ëmbëlsira

Tiramisu me fistika ose siç njihen ndryshe pistacchio

Tiramisu me pistacchio ndryshon nga versioni klasik i tiramisu, pasi përbërjes të mbushjes i shtohet krem pistacchio. Për dashamirësit e kësaj shije kjo ëmbëlsirë është kryevepër.

Tiramisu me Pistacchio

Prep Time40 mins
Frigorifer2 hrs
Total Time2 hrs 40 mins
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 6 vezë të freskëta
  • 200 gr krem fistik pistacchio
  • 500 gr maskarponë djathë kremoz
  • 20 copa biskota për tiramisu
  • 120 gr sheqer
  • 3 filxhan kafe ekspres
  • 100 gr fistika të grirë

Përgatitja

  • Për përgatitjen e tiramisu me pistacchio vezët duhet të jenë të freskëta. Fillojmë duke ndarë të bardhat e vezëve nga të verdhat.
    6 vezë
  • Te bardhat e vezëve i rrahim më pas me 2 lugë sheqer me ndihmën e një mikseri elektrik ose me rrahësen e vezëve. Pasi bëhen shkume e qëndrueshme i vendosim në frigorifer.
  • Rrahim me pas te verdhat e vezëve. Shtojmë 120 gram sheqer. Masa duhet të bëhet si shkumë dhe në ngjyrë të bardhë.
  • Shtojmë më pas mascarpone. I rrahim përsëri me rrahësin elektrik. Maskarpone është një lloj djathi i butë.
    500 gr maskarponë
  • Në masën e krijuar shtojmë kremin pistacchio. E përziejmë mirë të gjithë maswn e krijuar.
  • Në fund shtojmë të bardhat e vezëve që rraham ne fillim. E trazojmë mirë masën për mbushen e tiramisusë me ndihmën e një luge silikoni. Kremi për mbushjen e tiramisu me pistacchio është gati.
  • Në një tavë radhisim biskotat për tiramisu duke i lagur në fillim me kafe ekspres.
  • Hedhim sipër shtresën e parë të kremit dhe e përhapim mirë në të gjithë sipërfaqen.
  • Fillojmë të shtrojmë përsëri biskota të lagura ne kafe. Nëse dëshironi në mes mund të shtoni disa fistik të grire imët.
  • Pasi kompletojmë dhe shtresën e dytë me biskota, hedhim sipër pjesën tjetër të kremit.
  • Tiramisu me pistacchio është pothuajse gati. Tani na ngelet të hedhim sipër pistachio të grirë. I përhapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tiramisus.
  • E vendosim ëmbëlsirën tiramisu me pistacchio në frigorifer për të paktën 2 orë.
  • Ëmbëlsira tiramisu me pistacchio është gati. E presim në copa dhe e shërbejmë.

Leave a Reply

Back to top button