Ëmbëlsira

Biskota pa vezë të buta dhe të shijshme

Biskota pa vezë për të gjithë ju që mund të jeni alergjik nga vezët. Kjo recetë për biskota është e thjeshtë dhe do të ngeleni të kënaqur nga rezultati final.

Biskota pa vezë

Prep Time10 mins
Cook Time15 mins
Resting15 mins
Total Time40 mins
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: biskota
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 240 gr miell
  • 40 gr sheqer
  • 90 gr gjalpë
  • 150 ml kos
  • 1/2 pako maja për fryrje
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në një enë qelqi hedhim miellin, sheqerin, fryrësin, kripën, përziejmë përbërësit e thatë. Më pas në enë shtojmë gjalpin, kosin dhe punojmë brumin për gati 7-8 minuta. Brumin e lemë të pushojë për 15 minuta.
  • Më pas spërkatim tavolinën me pak miell dhe e hapim brumin me okllai në formë pete me trashësi gati 2 cm. Në fund petën e spërkatim me pak sheqer dhe i kalojmë përsëri okllainë sipër.
  • Petën e presim në format e biskotave që dëshirojmë. Biskotat pa vezë i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. Tavën e futim në furrë të nxehur në 180° dhe i pjekim për 15 minuta.
  • Biskotat pa vezë janë gati pak sheqer pluhur sipër nëse dëshironi dhe i shërbejmë.

Leave a Reply

Back to top button