Ëmbëlsira

Bakllava me rrush të thatë dhe arra

Bakllava me rrush të thatë dhe arra. Ndiqni këto hapa për të përgatitur këtë recetë fantastike. Kjo ëmbëlsirë është një recetë e veçantë dhe speciale sidomos për festa.

Bakllava me fruta

Prep Time30 mins
Cook Time45 mins
Total Time1 hr 15 mins
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 12 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 2 pako peta për bakllava
  • 400 gr arra
  • 300 gr rrush të thatë
  • 2 kokrra mollë jeshile
  • 2 pako biskota
  • 800 gr gjalpë
  • 1 lugë gjellë kanellë pluhur

Për sherbetin

  • 1.5 kg sheqer
  • 1 l ujë
  • 1 lugë gjellë lëng limoni
  • fara karafili sipas dëshirës

Përgatitja

  • Përgatitja e bakllava me rush të thatë dhe arra mund të përgatitet fare thjeshte dhe me petë të gatshme, përndryshe përgatisni paraprakisht petët e bakllavasë si në recetën bakllava shqiptare.
  • Fillimisht vendosim në grirëse elektrike arrat, sigurohemi që të mos grihen në formën e pluhurit por të jenë copëza të vogla. Më pas vazhdojmë me grirjen e mollëve, biskotave dhe rrushit të thatë.
  • Marrim një enë të madhe ku hedhim të gjithë përbërësit dhe i përziejmë duke i hedhur një lugë kanellë pluhur. Është e rëndësishme që të përzihen mirë të gjithë përbërësit duke krijuar një masë homogjene.
  • Për të filluar me mbushjen fillimisht shkrijmë gjalpin që do na duhet për të lyer petët, petët duhen nga tre, në mënyrë që të mbajnë masën sa më të plotë.
  • Marrim petën e parë, i hedhim pak gjalpë dhe e lyejmë më pas i vendosim petën e dytë dhe të tretë duke përsëritur të njëjtin veprim. Pasi petët janë ngjitur me njëra tjetrën hidhen 8 lugë nga masa e përgatitur dhe mblidhet në formë role.
  • Vazhdojmë në këtë mënyrë deri në përfundimin e petëve. Këshillohet që tepsia të jetë katrore në mënyrë që format të dalin sa me të plota dhe estetike. Pasi kemi përfunduar vendosjen e petëve i presim në pjesë të vogla dhe i hedhim sipër të gjithë masën e gjalpit që mbetet.
  • Furra duhet të ndizet paraprakisht në 180° dhe bakllavaja me rush të thatë piqet për 1 orë. Pasi masa është ftohur I hedhim sherbetin dhe e lemë gjithë natën në mënyrë që të përthithi sa më mirë sherbetin.

Leave a Reply

Back to top button