Anti Pasta

Speca me gjizë për dimër

Speca me gjizë përgatitur në vazo. Kjo mënyrë e përgatitur e specave me gjizë është shumë e thjeshtë dhe në pak kohë kemi krijuar një rezervë ushqimore për dimër.

Speca me gjizë

Prep Time30 mins
Cook Time15 mins
Total Time45 mins
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: perime
Sasia: 4 vazo
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 gr speca jeshil
  • 500 gr speca të kuq
  • 1 kg gjizë
  • 2-3 speca djegës
  • pak majdanoz

Përgatitja

  • Lajmë specat dhe i fshijmë ujin me pecetë. Heqim farat dhe i presim në rripa.
  • Në vazot e sterilizuara vendosim një shtresë speca, një shtresë gjizë, duke përzier së bashku me to majdanozin dhe specat djegës sipas dëshirës.
  • Kështu vazhdojmë derisa të mbushen vazot që kemi. Masën në vazo e ngjeshim mirë me lugë që midis shtresave të mos ngelet vend bosh.Më pas vazot i mbyllim fort me kapak.
  • Në një tenxhere ku kemi shtruar një pecetë rreshtojmë vazot. E mbushim tenxheren me ujë sa ato të mbulohen.
  • Vendosim tenxheren në zjarr të ngadalshëm dhe e lemë në zjarr 15 minuta pasi të marri valë.
  • Pasi të ftohet uji heqim vazot duke i ruajtur në vend pa lagështi dhe larg dritës. Në këtë mënyrë specat ruhen për 1 vit.

Leave a Reply

Back to top button