FashionLife Style

Tyra Banks shfaqet me dy veshje ikonike të ngjashme me të Britney Spears në ‘DWTS’

Tyra Banks hyri në karakter për “Nata e Britney Spears” në “Dancing With the Stars”, duke rikrijuar jo një, por dy nga veshjet më ikonike të yllit të popit për episodin e mbrëmjes e së hënës.

Prezantuesja 47 vjeçare e filloi mbrëmjen me veshjen e Spears si nxënëse që e mbante në klipin e saj të vitit 1998 për këngën “… Baby One More Time”, e cila përfshinte gërsheta, një triko ngjyrë hiri, këmishë të bardhë dhe çorape të zeza të gjata deri në kofshë dhe mini fund.

“Askush nuk mund ta bëjë atë si legjenda Britney spears, por unë u përpoqa shumë”, shkroi Banks në Instagram për pamjen.

View this post on Instagram

A post shared by Tyra Banks (@tyrabanks)

“Po dërgoj dashuri dhe nderim për një nga artistet më të fuqishme që ka jetuar ndonjëherë. Ajo është një legjendë e gjallë, ajo është Britney Spears”, shtoi ajo në Instagram Story.

Pamja e dytë e Banks ishte inspiruar nga performanca ikonike e yllit “Slave 4 U” në VMA të vitit 2001, kur ajo kombinoi sytjenat e gjelbra dhe pantallonat e shkurtra me një gjarpër të gjallë.

Tyra banks shfaqet me dy veshje ikonike të ngjashme me të britney spears në ‘dwts’

Në vend që të tregonte lëkurën dhe të vallëzonte me një kafshë të egër, megjithatë, Tyra zgjodhi një fustan të gjelbër dhe një detaj gjarpri të artë të mbështjellë rreth belit të saj, me kokën e varur mbi supe.

Tyra banks mbron veshjen virale të "dwts": ndryshe është më mirë
Tyra Banks mbron veshjen virale të “DWTS”: Ndryshe është më mirë

Zgjedhjet e modës së Tyras kanë qenë një temë e nxehtë kohët e fundit; së fundmi, fustani i saj ishte bërë viral. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button