FashionLife Style

Lala Kent tregon fustanin e nusërisë që do ta vishte në martesën e anuluar

Lala Kent postoi në Instagram të hënën për të zbuluar fustanin e nusërisë të bërë me porosi që kishte planifikuar të vishte për martesën e saj në prill 2020 me Randall Emmett, para se pandemia COVID-19 të ndryshonte planet e tyre.

“Ky fustan u krijua me porosi nga stilisti Alex Scott. Alex më befasoi me ‘Baba’ të shkruar brenda një zemre të qëndisur në vellon time”, shpjegoi ajo, duke iu referuar babait të saj të ndjerë, Kent Burningham, i cili vdiq papritur në prill të vitit 2018.

“Kjo ishte prova e parë. Tre ditë më vonë, kombi u mbyll për shkak të COVID-19″.

Lala kent tregon fustanin e nusërisë që do ta vishte në martesën e anuluar

Fustani ishte me mëngë të gjata dhe një dekolte me krahë të lëshuar.

“I përshtatshëm për një mbretëreshë”, komentoi Stassi Schroeder, ndërsa Raquel Leviss tha, “Fustan shumë i bukur! Më pëlqen detaji i qëndisjes me porosi që është në vello. Kaq domethënëse dhe e veçantë. Më vjen keq që ju është dashur të anuloni dasmën tuaj , as që mund ta imagjinoj stresin që keni kaluar”.

Shumë komentues gjithashtu e krahasuan pamjen me atë të Aurorës nga “Bukuroshja e Fjetur”, dhe u habitën me zgjedhjen e thjeshtë, pasi Kent shpesh mahnit në stile më joshës dhe shumë të veçanta. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button