FashionLife Style

Kourtney Kardashian vesh fustanin ikonik që Britney Spears veshi në MTV Video Music Awards 2001

Ylli 42 vjeç, kanalizoi Britney Spears në Instagram, duke pozuar me të njëjtën veshje super të shkurtër të zezë nga marka Dolce & Gabbana, të cilën këngëtarja e hitit “Toxic” e kishte veshur në VMA 2001.

Të dyja, Kardashian dhe Spears kishin të brendshme të zeza nën veshjen e tejdukshme, megjithëse Kourtney shtoi edhe geta të zeza me dantella, të gjata deri në fund të këmbëve.

Shfaqja e çmimeve të vitit 2001 ishte një shfaqje epike për Spears; jo vetëm që atëherë 19-vjeçarja morri vëmendje në tapetin e kuq, por ajo gjithashtu bëri historinë me performancën e saj “Slave 4 U”.


Sa i përket Kardashian, ajo ka gërmuar në arkivat e Dolce & Gabbana si dhe ofertat e tyre të modës kohët e fundit, duke shfaqur një pamje të bukur të markës italiane të modës në mediat sociale dhe duke marrë pjesë në shfaqjen e modës Alta Moda në Venecia, Itali me të dashurin Travis Barker dhe nënën e saj. Kris Jenner muajin e kaluar.

Ndryshe, “MTV Video Music Awards 2021” do të zhvillohet në New York më 12 shtator. /Telegrafi/

Kourtney kardashian vesh fustanin ikonik që britney spears veshi në mtv video music awards 2001

Kourtney kardashian vesh fustanin ikonik që britney spears veshi në mtv video music awards 2001

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button