FashionLife Style

Kendall Jenner merr vëmendjen e plot me fustanin e tejdukshëm në Met Gala 2021

Modelja i la pak vend imagjinatës në tapetin e kuq të Met Gala 2021, ku shkëlqeu me një fustan transparent nga marka Givenchy që i jepte një kthesë seksi stilit klasik.

Ajo kishte veshur të brendshme bezhë nën fustanin verbues, i cili kishte detaje interesante në të gjitha pjesët.

Fustani i Kendall ishte frymëzuar nga një fustan i njohur i muzës së Givenchy, Audrey Hepburn e veshur në “My Fair Lady”, e cila përfshinte të njëjtat mëngë të zbukuruara me xhevahir.

Kendall jenner merr vëmendjen e plot me fustanin e tejdukshëm në met gala 2021

Ylli postoi pjesë nga filmi në Instagramin e saj para se të dilte në tapetin e kuq, duke lënë të kuptohet pamja me të cilën do të shfaqej.

Kendall jenner merr vëmendjen e plot me fustanin e tejdukshëm në met gala 2021

Ndërsa ajo zgjodhi mëngë bezhë në vend të dorezave të bardha të Hepburn, Jenner pasqyroi ikonën e ekranit në formën më të mirë.

Kim kardashian sërish 'i tmerron' njerëzit, shfaqet komplet në të zeza në met gala 2021
Kim Kardashian sërish ‘i tmerron’ njerëzit, shfaqet komplet në të zeza në Met Gala 2021

Anëtarët e tjerë të familjes së famshme të Jenner gjithashtu zbukuruan tapetin e kuq të mbrëmjes, me nënën Kris Jenner dhe motrën Kim Kardashian që zgjodhën kombinime krejtësisht të zeza. Ndërkohë, motra shtatzënë, Kylie Jenner, megjithatë, tregoi pak orë para ngjarjes se nuk do të jetë prezente.

Kendall jenner merr vëmendjen e plot me fustanin e tejdukshëm në met gala 2021

Ndërsa Kendall është në lidhje me yllin e NBA, Devin Booker, çifti ende nuk kanë bërë debutimin e tyre në tapetin e kuq dhe ajo përsëri morri pjesë vetëm në Met Gala. /Telegrafi/

Kendall jenner merr vëmendjen e plot me fustanin e tejdukshëm në met gala 2021

Kendall jenner merr vëmendjen e plot me fustanin e tejdukshëm në met gala 2021

Kendall jenner merr vëmendjen e plot me fustanin e tejdukshëm në met gala 2021

Kendall jenner merr vëmendjen e plot me fustanin e tejdukshëm në met gala 2021

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button