FashionLife Style

Katër veshje frymëzuese të Olivia Palermos për çdo rast!

Me pamje frymëzuese, Olivia Palermo është e njohur për bashkëpunimet e saj me revistat e famshme të modës dhe shtëpitë e modës së lartë

Llogaria e saj në Instagram është një oazë e vërtetë frymëzimi dhe ne kemi zgjedhur katër stilime që mund t’i kopjoni dhe vishni me lehtësi në raste të ndryshme, transmeton Telegrafi.

1. Për plazh

Rroba banje klasike e zezë – të përshtatshme për të gjitha llojet e trupit – një shportë elegante e thurur, një nga trendët më të kërkuar të sezonit dhe një fund kaftan që mund të vishet nga mëngjesi në plazh deri në pasdite për drekë në një restorant plazhi!

2. Për qytetin

Një fustan-këmishë e bardhë është një zgjedhje ideale. Kjo pjesë e thjeshtë e veshjeve do të duket shumë mirë në kombinim me një çantë moderne, por edhe me një shall mëndafshi që do të zëvendësojë në mënyrë adekuate maskën.

3. Për punë

Për një pamje moderne në zyrë gjatë verës, zgjidhni rroba në një nuancë kremoze të rafinuar që është e kombinuar në mënyrë unike me aksesorë të modës së artë, në të njëjtën kohë duke theksuar siç duhet lëkurën tuaj të nxirë.

4. Për një natë argëtimi

Veshja e zezë maxi gjithmonë do të lërë përshtypjen më të mirë, ndërsa kombinohet me sandale të buta klasike dhe një çantë me shkëlqim.

/Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button