AutoLife Style

Viti nuk mbaroi mirë për pronarin e një Ferrari F12tdf në Japoni

Viti nuk mbaroi mirë për pronarin e një Ferrari F12tdf (tour de France) në Japoni, i cili përplasi supermakinën më 31 dhjetor.

Dhe sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fotografia e automjetit duke u transportuar me shirit ngjitës në të gjithë pjesën e përparme të deformuar e postuar në Twitter tregon me të vërtetë një pamje të trishtuar.

Sipas të dhënave të aksidentit, fajtori ishte drejtuesi i Ferrarit pasi nuk ka pasur vetura të tjera të përfshira.

Supozohet se shoferi humbi kontrollin pasi makina rrëshqiti dhe përfundoi duke u përplasur me pengesën e betonit.

Për fat të mirë, duke gjykuar nga pamjet, shoferi nuk duhet të kishte lëndime serioze. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button