AutoLife Style

Ky Subaru Impreza i rrallë i vitit 1998 po shitet nga qeveria australiane dhe ka një histori interesante

Një Subaru Impreza WRX STI 22B jashtëzakonisht e rrallë e vitit 1998 po shitet në ankand në Australi dhe ka një histori mjaft interesante.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Subaru ndërtoi vetëm 425 shembuj të WRX STI 22B dhe ky është numri 132.

Ky subaru impreza i rrallë i vitit 1998 po shitet nga qeveria australiane dhe ka një histori interesante

Megjithatë, ai nuk po shitet nga një koleksionist privat siç mund të pritet, por nga Menaxhimi i Aseteve Likuide në emër të Qeverisë Federale pasi u sekuestrua sipas ligjeve të krimit.

Është e paqartë se në çfarë lloj krimesh ishte përfshirë pronari i mëparshëm, por ai u konfiskua në mesin e vitit 2017 së bashku me një flotë ekzotike.

Ky subaru impreza i rrallë i vitit 1998 po shitet nga qeveria australiane dhe ka një histori interesante

Në të dhënat nuk jepet asnjë detaj në lidhje me të kaluarën e këtij Subaru, as nuk përmend se sa kilometra ka të kaluara.

Por me sa duket, kjo nuk i ka penguar blerësit e interesuar dhe vetëm disa ditë pasi vendos në internet, oferta kishte tejkaluar 160,000 dollarë AU (116,000 dollarë amerikanë) me mbi tre javë të mbetura në ankand. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button