AutoLife Style

Shqipëri, ​4 të vdekur nga COVID-19

Katër persona kanë humbur jetën dhe 864 persona janë prekur me coronavirus nga 4334 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 302, pasuar nga Durrësi me 84, Shkodra 65, Fieri 38, Berati 30 raste, etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 679 persona, ndërsa 12.766 raste janë aktive në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një qytetare nga Tirana 65-vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65-vjeç, një qytetar nga Shkodra 78-vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 157.026 raste, prej tyre 141.717 janë shëruar, 12.766 janë raste aktive, ndërsa luftën me sëmundjen e rrezikshme infektuese e kanë humbur 2.543 pacientë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button