AutoLife Style

Shoferët e veturave të markës Porsche më shumti janë dënuar me pikë

Sipas një studimi gjerman, drejtuesit e Porsches humbin më së shumti pikë shkaku i kundërvajtjevev.

Drejtuesit e markave të tjera, kryesisht premium, ndjekin, ka llogaritur portali i brokerimit Check24, pas kontratave për sigurimin e mjeteve motorike të lidhura përmes faqeve.

Formulari i kërkon shoferit të deklarojë numrin e pikëve për kundërvajtje.

Gati njëmbëdhjetë për qind e pronarëve të Porsche deklarojnë se kanë pikë kundërvajtëse kur nënshkruajnë një kontratë të re sigurimi.

Në Jaguar është 9.6 për qind, tek Audi, BMW dhe Land Rover nga tetë për qind secila. Mesatarja kombëtare është – 6.5 për qind e shoferëve kanë pikë kundërvajtëse. Me një pjesë prej 7.3 për qind, Tesla është ndër dhjetë të parat.

Më pak pikë kanë drejtuesit e Mitsubishi, Peugeot dhe Reno (5.5% secili), ndërsa drejtuesit e Fiat dhe Dacia janë afër përkatësisht 5.6 dhe 5.7%.

Natyrisht, sa më të shtrenjta dhe më të mira të jenë makinat, aq më të padisiplinuar janë shoferët. Shoferi mesatar me pikë kundërvajtëse është 6.5 për qind. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button