AutoLife Style

“Rruga e ngushtuar” në Angli, aty ku 11 automjete u përplasën në një pengesë çeliku në vetëm katër javë

Disa pamje të publikuara, të regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë 11 automjete, përfshirë një furgon të policisë, duke u përplasur në një “pengesë çeliku” – në hapësirën e vetëm katër javësh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rrugë banimi në Watford që ishte ngushtuar në vetëm 2.2 metra pozicionuar në të dyja anët një dekadë më parë.

Kjo, siç bëhet e ditur, ishte bërë në një përpjekje për të parandaluar që automjetet e rënda të mallrave të përdorin rrugën si një “shkurtore”.

Dhe banorët thonë se kanë shkuar në këshill dhjetë vitet e fundit duke kërkuar që gjerësia të ndryshohet.

Banori Tim Vigor, i cili tha se qindra makina dhe furgona janë përplasur që atëherë, vendosi kamera për të regjistruar incidentet gjatë muajit të kaluar në mënyrë që të tregojë se sa serioze është çështja. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button