AutoLife Style

Policia e Nju Jorkut bëhet me 184 vetura të reja elektrike – bëhet fjalë për Mustang Mache-E

Rrugëve të Nju Jorkut së shpejti do të shihen duke lëvizur 180 vetura të reja të policisë – bëhet fjalë për Mustang Mach-E.

Veturat elektrike – përkatësisht 184 sosh do t’i kenë në dispozicion zyrtarët policorë në Nju Jork, e gjithashtu është bërë e ditur se edhe 30 mijë tjera me naftë dhe benzinë do të vazhdojnë t’i përdorin, transmeton Telegrafi.

Mustang do të jetë prezent në shumë departamente, përfshirë shërbimet shëndetësore, ato për mbrojtjen e ambientin, policëve dhe sherifëve.

Qyteti vendosi të pajiset me GT-në e fuqishme që ka dy motorë elektrikë që prodhojnë 487 kuaj-fuqi, dhe që me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojnë 500 kilometra.

E për një flotë të tillë të veturave elektrike, këtij qyteti do t’i kushtojë 11.5 milionë dollarë dhe paraqet një hap të madh drejt ndryshimit të veturave të policisë – që nga ato me naftë e benzinë do të kalojnë tani në elektrike. /Telegrafi/

Policia e nju jorkut bëhet me 184 vetura të reja elektrike – bëhet fjalë për mustang mache-e

Policia e nju jorkut bëhet me 184 vetura të reja elektrike – bëhet fjalë për mustang mache-e

Policia e nju jorkut bëhet me 184 vetura të reja elektrike – bëhet fjalë për mustang mache-e

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button