AutoLife Style

Motor Show në Gjenevë anulohet për të tretin vit me radhë

Organizatorët e një prej ekspozitave më të mëdha të veturave në botë kanë njoftuar se panairi i planifikuar për shkurt 2022 nuk do të mbahet.

Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve në Gjenevë nuk do të mbahet vitin e ardhshëm, 2022, që do të thotë se kjo ngjarje anulohet për herë të tretë me radhë, pasi nuk u mbajt në vitet 2020 dhe 2021 – të dyja herët për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas organizatorëve, një tjetër anulim, pra një shtyrje e re për një vit, vjen “në interes të prodhuesve, ekspozuesve, por edhe auditorit të panairit”.

Arsyeja kryesore është padyshim pandemia COVID-19, e cila thuhet se nuk është ende nën kontroll, ndërsa spekulohet se një nga arsyet e krizës në industrinë e automobilave është shkaktuar nga mungesa globale e çipave.

Sidoqoftë, organizatorët u përpoqën të dukeshin optimistë:

“Ne e shohim këtë vendim si një vonesë, jo një anulim”, tha Maurice Turrettini, president i komitetit organizativ të Panairit të Gjenevës.

“Jam i bindur se Motor Show Ndërkombëtar në Gjenevë në vitin 2023 do të kthehet më i fortë se kurrë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button