AutoLife Style

One Life Rally x Marakli t’kerreve!, shansi i jetës

Grupi Marakli t’kerreve, të hënën nga ora 17.00 në sheshin Skënderbeu,organizon aktivitetin e radhës.

100 super vetura nga e gjithë Bota, me organizimin e Maraklive në bashkëpunim me OneLife Rally, do të jenë pjesë e aktivitetit ku argëtimi e sporti janë një.

Me sponsorizim të Shell Kosova, do të ketë argëtim, pije, muzikë dhe shumëçka tjetër.

Dashuria për veturat është e përbashkëta e pjesëmarrësve ndërkohë që në do të kemi kënaqësinë t’i shohim super veturat, të gjitha në një vend.

Mos harroni, të hënën, me 28 qershor, në orën 17.00, sheshi Skënderbe bashkon maraklitë e vërtetë.

Ju lusim t’i përmbaheni rregullores së ISHPK, dhe të pajiseni me maska.

Hapësira e Sheshit Skënderbeu do të dezinfektohet për sigurinë tuaj.

Pjesëmarrës do të ketë nga 80 vende të botës. Le të jemi ambasadorët më të mirë të shtetit tonë, të tregojmë kulturë dhe rregull! Së bashku mundemi!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button