AutoLife Style

Lamborghini nuk heq dorë nga motori V12: Modeli i ri mbërrin në vitin 2023

Lamborghini do të prezantojë pasardhësin e Aventador në vitin 2023, dhe ata aktualisht janë duke testuar një model të ri në fabrikën Sant’Agata Bolognese. Ajo që do t’i gëzojë të gjithë fansat e kësaj marke është lajmi se motori i fuqishëm dhe me zë të lartë V12 vazhdon të jetojë.

Pas Miura, Countach, Diablo, Muricelag dhe Aventador, modeli i ri supersport nga Lamborghini do të jetë modeli i parë në historinë e markës me një motor të elektrizuar V12.

Sigurisht, vetë motori V12 është ridizajnuar plotësisht, tha Stefan Winkelmann, drejtor dhe njeriu i parë i Lamborghini.

“Teknologjia është e ndryshme, është një motor krejt i ri, një makinë krejt e re, një bateri e re, gjithçka është krejt e re”.

Nuk ka asgjë nga Sian apo Aventador në supermakinën e ardhshme.

Sidoqoftë, marka italiane mbetet besnike ndaj paraqitjes dhe konfigurimit të motorit. Dymbëdhjetë cilindra janë montuar në të dhe nuk ka turbocharger.

Për sa i përket dizajnit, trashëgimia e Aventador ndoshta do të jetë edhe më ekspresive se modeli aktual dhe i bazuar në dizajnin e Sian FKP ose Essenza SCV12.

Lamborghini dëshiron të rinovojë plotësisht gamën e modeleve deri në vitin 2024.

Pas Urus në 2022 dhe Aventador në 2023, pasardhësi i Huracans do të vijë si një hibrid plug-in deri në vitin 2024.

Modeli i parë tërësisht elektrik nga Lamborghini do të shfaqet në vitin 2027. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button