AutoLife Style

Kosovari për Reuters: Kam paguar 170 euro në muaj për rrymë dhe kam fituar 2,400 euro nga prodhimi i kriptovalutave

Qeveria e Kosovës ka propozuar të martën ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në një përpjekje për të frenuar konsumin e energjisë elektrike, derisa vendi përballet me krizën e energjisë.

“Të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit do të ndalojnë prodhimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim me institucionet tjera relevante që do të identifikojnë lokacionet ku ka prodhim të kriptovalutave”, tha në një deklaratë ministrja e Ekonomisë dhe Energjetikës, Artane Rizvanolli.

Një person i cili foli në kushte anonimiteti për Reuters – dhe që posedon rreth 40 Njësi të Përpunimit Grafik (GPU) – tha se ai paguante rreth 170 euro në muaj për energjinë elektrike dhe që fiton rreth 2,400 euro në muaj nga prodhimi i kriptovalutave.

Prodhimi i kriptovalutave, sipas Reuters, ka qenë në rritje në veri të Kosovës, (zonë kjo e banuar kryesisht nga serbët) që refuzojnë të paguajnë energjinë elektrike.

Siç raporton mediumi, Kosova tani importon më shumë se 40 për qind të energjisë së konsumuar me kërkesa të larta gjatë dimrit, kur njerëzit e përdorin energjinë elektrike kryesisht për ngrohje.

Ndryshe, në dhjetor, Kosova shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, e cila do t’i lejojë qeverisë të ndajë më shumë para për importet e energjisë, të mobilizojë më shumë ndërprerje të energjisë dhe masa më të ashpra. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button