AutoLife Style

Hyundai dhe Rimac zhvillojnë një super veturë me hidrogjen

Në njërën prej kalimeve më të mëdha në auto-industri, kompania kroate çdo herë e më shumë po përmendet si një prej lojtarëve kryesorë.

Rimac Automobile është duke bashkëpunuar me një numër të madh të prodhuesve të veturave, e të njëjtën kohë po punon në zhvillimin e produkteve të reja, transmeton Telegrafi.

Bashkëpunimi me kompaninë jugkoreane Hyundai zgjat prej vitesh, ndërsa tani është duke hyrë në një fazë të re.

Hyundai është një prej prodhuesve të rrallë, që gjithashtu në mënyrë aktive po punon në zhvillimin e motorit me hidrogjen.

Qelizat e karburantit kanë avantazhe të qarta që errësojnë disavantazhet e saj, kurse kompania jugkoreane ka paralajmëruar projektin e valës së hidrogjenit.

Kështu në Hyundai pretendojnë që deri më 2030 do të mund të barazojnë çmimin e veturës me bateri me ato me hidrogjen. Kjo është një gjë e madhe, pasi që Hyundai aktualisht është më i shtrenjtë sesa Toyota Mirai.

Departamenti për zhvillim dhe hulumtim në Hyundai, ka njoftuar se kjo veturë po zhvillohet në bashkëpunim me Rimac Automobiles. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button