AutoLife Style

Honor prezanton Magic V, telefonin e parë të palosshëm

Nënbrendi i dikurshëm i Huawei, Honor, sot zyrtarisht ka prezantuar telefonin e parë të palosshëm.

Fjala është për modelin Honor Magic V, që ka formë të ngjashme të palosjes sikurse Samsung Galaxy Z Fold, që kombinon ekranin e brendshëm palosës me atë të jashtëm, që mund të përdoret kur pajisja është e palosur, transmeton Telegrafi.

Ky telefon i menqur sot zyrtarisht u prezantua, pra versioni me memorie të brendshme 256 GB që do të kushtojë 1.569 dollarë, e shitja e tij do të fillojë nga 18 janari.

Sa i përket specifikave, pajisja ka një ekran të brendshëm palosës 7,9 inç me rezolucion 2.272 x 1.984 pikselë, frekuencë freskimi prej 90 Hz dhe format 10:9, që do të thotë se është paksa më i madh se ekrani i brendshëm 7,6 me rezolucion 2.208 x 1.768 pikselë nga Samsung – Galaxy Z Fold 3.

Nga Honor pretendojnë se ekrani i brendshëm i Magic V, operon sikur po përdoren dy ekranet me format 21:9. Ekrani i jashtëm i Magic V gjithashtu është më i madh, madhësia e tij është 6,45 inç në raport me atë të Samsung – 6,2 inç, me rezolucion 2.560 x 1.080 pikselë.

Kur është i palosur, trashësia e Magic V është 14,2 mm, gjerësia 72,7 mm dhe gjatësia 160,4 mm, por kur hapet, gjerësia rritet në 141 mm, e trashësia zvogëlohet në 6,7 mm.

Kjo do të thotë se pajisja është paksa më e gjerë sesa Z Fold 3, por pak më i hollë kur paloset. Ndryshe Honor është më i rëndë sesa Samsung. Magic V do të vjen në treg në ngjyrë portokalli, e hirtë dhe të zezë dhe mund t’i rezistojë 200 mijë hapjeve.

Atë e vë në punë procesori më i ri i Qualcomm – Snapdragon 8 Gen 1, që ka 12 GB Ram dhe 256 apo 512 GB memorie të br ëndshme. Sa i përket baterië, fuqia e saj është 4.750 mAh dhe përkrahet nga mbushësi 66 Ë që arrin për 15 minuta ta mbush gjysmën e saj.

Telefoni i mençur përdor Android 12 me interfejsin Magic UI 6.0, që përkrah ekranin me aplikacione të shumta të hapura në të njëjtën kohë. Aty janë edhe tri kamera, kryesorja ka 50 MP, e dy tjera janë me nga 42 MP. /Telegrafi/

Honor prezanton magic v, telefonin e parë të palosshëm

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button