AutoLife Style

Në Hong Kong një hapësirë për parkim të veturës shitet për 1.3 milion dollarë

Hong Kongu është një prej qyteteve më të mbipopulluara në botë, kështu shoferët e veturave e kanë të vështirë të gjejnë hapësirë për parkim.

E së fundmi një hapësirë parkimi në rajonin Mount Nicolson, ku gjenden disa prej pronave të paluajtshme më të shtrenjta në Azi, është shitur për lot 10 milionë dollarë të Hong Kongut (1.3 milion dollarë amerikanë), transmeton Telegrafi.

Ky parking gjendet në një ndërtesë të lartë që ka pamje drejt portit Victoria, dhe është një prej 29 tjerave të shitura në kuadër të një tenderi të dhënë muajin e kaluar.

Ky rekord i ri për Hong Kongun, është i dyti më radhë – pasi në vitin 2019 një parking i ngjashëm ishte shituar për 980.000 dollarë amerikanë. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button